“Trepça” e merr sërish pronën e saj në Shupkovc (VIDEO)

“Trepça” e merr sërish pronën e saj në Shupkovc (VIDEO)

Ndërmarrja “Trepça” ka arritur të marrë sërish një pronë të sajën në Shupkovc, e cila më parë i ishte marrë nga një kompani.

Korrespondenti i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, ka thënë se gjatë muajit shtator “Trepça” ka rimarrë dy prona të tilla.

Sipas tij, këto prona po përdoroheshin jashtëligjshëm nga kompani private.

Ai shtoi se prona të tilla janë rimarrë edhe në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut. /Klankosova.tv

The post “Trepça” e merr sërish pronën e saj në Shupkovc (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.