E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportTrepça e kalon lehtë Prizrenin, vazhdon kryesimin në Superligë

Trepça e kalon lehtë Prizrenin, vazhdon kryesimin në Superligë

Kampioni aktual i Kosovës në basketboll, po vazhdon serinë e rezultateve pozitive.

Mitrovicasit sonte e mposhtën lehtë Proton Cable Prizrenin, me rezultat 110-79, raporton Klankosova.tv.

Që në fillim të këtij ballafaqimi, vendasit treguan “dhëmbët”, duke shënuar 25 pikë, kurse kundërshtarin e lejuan t’i realizojë vetëm 8 sosh.

Edhe 10 minutëshin e dytë “Torcida” e mbylli me numër të njejtë të pikëve, veçse kësaj here ishin prizrenasit ata që arritën 30 pikë.

Ky ballafaqim nuk pati më histori, pasi Trepça e mbylli fraksionin e tretë 29-18 dhe të katërtin 31-23, njofton Klankosova.tv.

Pas 12 xhirove, fituesi i krejt trofeve në edicionin e kaluar, vazhdon ta kryesojë renditjen tabelare në Procredit Superligën e Kosovës me 22 pikë, pasi ka 10 fitore e vetëm dy humbje.

Nga ana tjetër PCP është në vendin e parafundit, me 3 fitore e plot 9 humbje.

Nesër në Gjakovë, Vëllaznimi e pret Borën, ndeshje kjo që nis nga ora 17:00 dhe transmetohet kanalin Sport 1 të paltformës ArtMotion, kurse dy orë më vonë, në palestren “Sezair Surroi” në Prizren, zhvillohet derbi “04”, ku Bashkimi është nikoqir i Golden Eagle Yllit. Ky duel transmetohet në Sport 3.

Procredit Superliga e Kosovës në basketboll, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT