Trepça e ka fituar çerekun e parë të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës me rezultat 22:21.
“Minatorët” ishin ata që shënuan pikët e para në takim, por që kryeqytetasit më pas rikthyen epërsinë deri në sekondat e fundit të takimit, ku me një treshe krejt në fund, vendasit e rimorën epërsinë.
Përpara fillimit të takimit u bë e ditur se në afërsi të autobusit të skuadrës së Prishtinës janë hedhur mjete piroteknike nga tifozët vendas, njofton Klankosova.tv.
Më i miri në parket deri më tani te Prishtina ishte basketbollisti Nzeakor me 9 pikë, kurse te Trepça u dallua Cotton me 5 sosh.
Ndeshjen e parë gjysmëfinale, Prishtina e ka fituar në Pallatin e Rinisë me rezultat 67:65.
Ndeshjen gjysmëfinale mes Trepçës dhe Prishtinës mund ta ndiqni në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>