E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajme“Treni bullgar" bëhet shkak i debatit të 'nxehtë' në KQZ, përplasen Krasniqi...

“Treni bullgar” bëhet shkak i debatit të ‘nxehtë’ në KQZ, përplasen Krasniqi i VV-së dhe Gashi i PDK-sëSinjali

Raportimet për mundësinë e praktikimit të “trenit bullgar” ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit në Gjakovë, kanë nxitur një debat sot në mbledhjen e KQZ-së.

Anëtarit të VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, duket se nuk i pëlqen shumë të përmendet rasti i shkollës “Zekeria Rexha” në Gjakovë, ku është tentuar përdorimi i metodës se njohur si “trenit bullgar” për manipulimin e votave.

Derisa anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, këtë çështje e ka ngritur sot në mbledhjen e KQZ, duke kërkuar ngritjen e një komisioni për këtë rast, Krasniqi ka reaguar, duke thënë se një hetim i tillë është i panevojshëm.

Në këtë mbledhje, Gashi i PDK-së, ka kërkuar nga drejtori i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, ngritjen e një komisioni hetimor

Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë do ta përshpejtonte procesin.

Kërkoj nga ju që ta bëjë një komision për të hetuar edhe kutinë në Gjakovë, për të cilën është thënë se ka qarkulluar treni bullgar, kuti 020706, e cila është objekt hetimi. Ajo kuti është numëruar. Kërkoj që të largohet nga rezultati deri në përfundim të hetimit. Për këtë ju duhet ta bëni një komision edhe brenda, pavarësisht përfundimeve që mund të dalin nga organet e drejtësisë”, ka thënë Gashi.

Gjithashtu, në këtë mbledhje ai ka kërkuar edhe ngritjen e komisioneve hetuese për kutinë 110207 në Mitrovicë dhe për votimin në QKUK, në ditën e zgjedhje, i cili ka vazhdua deri afër mesnatës.

Këto kërkesa të zyrtarit të PDK-së në KQZ nuk i kanë pëlqyer anëtarit të VV-së në KQZ, Alban Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë është e panevojshëm.

Këndvështrim komplet i njëanshëm dhe politik e jo profesional i kolegut. Sepse për kutinë në Gjakovë organet veç janë duke u ndërmarrë dhe nuk kemi nevojë me e ndërmarr një veprim tjetër, përveç organeve të hetuesisë që i kanë marr materialet, i shikojnë dhe në bazë të kësaj ato vijnë në një raport dhe në bazë të asaj në veprojmë”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk është problem numrin i votave në kutinë ku janë gjetur fletëvotimet false.

Natyrisht që numërimi është dashtë me ndodh dhe me u marr një gjendje reale e kutisë brenda, me pa se çfarë ka. Dhe nëse nuk gaboj, ajo është bërë”, ka thënë Krasniqi.

Ndaj pretendime të Krasniqit ka reaguar Gashi i PDK-së, i cili ka thënë se formimi i një komisioni nga KQZ-ja nuk e pengon punën e prokurorisë.

Sipas tij, kjo do të përshpejtonte procesin.

Është fakt që në kutinë 020706 ka raport të komisionit që e ka krijuar vetë drejtori që janë gjetur fletëvotime draft në atë kuti. Dhe po, ajo duhet të trajtohet dhe të dihet se çka ka ndodhur aty. Jo vetëm pjesa e hetimi nga prokuroria, sepse ajo është pjesë e veprës penale që dikush e ka shkatuar. Por duhet të dihet se a ka kontamin të asaj kutie me gjetjen e fletëvotimeve draft aty. Dhe pse mos me e ba ne paraprakisht? Sepse ne ndoshta e ndalim këtu dhe nuk na cenon kohen tonë për të ecur me procedurat tjera. Se në të kundërtën, bëjmë ankesa në PZAP dhe PZAP i trajton këto raste veç e veç”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498