E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeTrendafilova miraton modifikimin e dënimit të Januzit dhe Bahtijarit

Trendafilova miraton modifikimin e dënimit të Januzit dhe Bahtijarit

Kryetarja e Dhomave të Specializuara (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi modifikimin e dënimeve të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe mundësoi lirimin e tyre më 21 shkurt 2025, me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatëse, njoftojnë nga Gjykata Speciale.

Tutje bëhet e ditur se këto kushte do të mbeten në fuqi deri në përfundim të dënimeve të dhëna nga Trupi Gjykues, domethënë për pjesën e mbetur të dënimit me dy vjet që iu shqiptua secilit prej tyre.

“Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e Trupit Gjykues që shqiptoi dënimin, sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) si dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave”.

“Kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat z. Januzi dhe z. Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre”, thuhet në kumtesën për media.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498