Tremben përdoruesit, Instagram nxjerr në pah postimet e fshehta

news image

Përdoruesit e Instagram kanë përjetuar panik pasi një defekt serioz privatësie bëri që personat jashtë listës së “Close Friends” mund të shihnin dhe t’u përgjigjeshin Notes që ishin të disponueshme vetëm për ndjekës të përzgjedhur.

Ata e kanë dhënë alarmin në Reddit që prej së mërkurës duke thënë se një defekt i panjohur në platformën sociale lejoi persona jashtë rrethit të përcaktuar të aksesonin një veçori të përshtatshme vetëm për përdoruesit e zgjedhur prej tyre.

Instagram Notes janë postime të shkurtra dhe të përkohshme që zhduken pas 24 orësh. Ato shfaqen mbi foton e profilit në Instagram.

Close Friends lejon përzgjedhjen e disa përdoruesve për të ndarë vetëm me ta Story, Reels ose Notes duke i fshehur nga të tjerët.

Përdoruesit nuk njoftohen nëse dikush i shton apo fshin nga lista. Por rreth një fotoje profili ata mund të shohin një rreth të gjelbër që u tregon se mund ta shohin përmbajtjen e caktuar për ta.

Defekti duket se ka lëkundur paksa besueshmërinë e Close Friends dhe përdoruesit thonë se janë të frikësuar se përmbajtjet që ata mendojnë se duhet të jenë private, mund t’u shfaqen personave të gabuar.

Instagram nuk ka dhënë ende sqarime për situatën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/