E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/tregu-i-lire-i-energjise-oek-njofton-per-aktgjykimin-e-dyte-qe-anulon-njoftimin-e-zrre-se/Tregu i lirë i energjisë, OEK njofton për aktgjykimin e dytë që...

https://klankosova.tv/tregu-i-lire-i-energjise-oek-njofton-per-aktgjykimin-e-dyte-qe-anulon-njoftimin-e-zrre-se/Tregu i lirë i energjisë, OEK njofton për aktgjykimin e dytë që anulon njoftimin e ZRrE-së – Klan Kosova

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për një aktgjykim të dytë brenda dy ditësh, i cili anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë.

Sipas OEK-ut, ky zhvillim tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRrE-së, transmeton Klankosova.tv.

“Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të cenuara nga ky vendim që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Çdokush që ka nevojë për asistencë, brenda Odës është themeluar një ekip juristësh që do të ndihmojë në draftimin e akteve kundër njoftimit të ZRrE-së”.

Kjo odë i bën thirrje ZRrE-së që ta pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë, siç thotë përpara se të krijohen pasoja edhe më të mëdha për biznesin, ekonominë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Të martën,  po kjo odë njoftoi se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

OEK: Gjykata pezullon njoftimin e ZRrE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në treg të lirë

The post Tregu i lirë i energjisë, OEK njofton për aktgjykimin e dytë që anulon njoftimin e ZRrE-së appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT