E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeSportTre vjet tek Interi, dy finale… Jam i lumtur! – Indeksonline.net

Tre vjet tek Interi, dy finale… Jam i lumtur! – Indeksonline.net

Kristjan Asllani nuk arriti dot të merrte asnjë minutë ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Champions League në dy takimet.

Megjithatë, mesfushori kuqezi është tepër i lumtur për kualifikimin. Asllani dha një prononcim për Klan Kosova pas kualifikimit të zikaltërve në finale.

“Jam shumë i lumtur, e dinim që ishte një ndeshje shumë e vështirë. Kam tre vjet tek Interi dhe kemi shkuar dy herë në finalen e Champions League. Edhe pse po luaj pak jam shumë i lumtur. Kemi një finale për të luajtur. Kemi kohë edhe për kampionatin, kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë.

Ndaj Barcelonës kanë qenë dy ndeshje shumë të bukura edhe për tifozët edhe për teleshikuesit. Jemi të lumtur për këtë spektakël që kemi dhuruar, por edhe Barcelona ka luajtur shumë mirë, është një skuadër shumë e fortë.

Çfarë mesazhi ke për fansat, edhe pse do donin të të shikonin në fushë? Nuk më intereson kjo gjë sepse skuadra më ndihmon çdo ditë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT