Një rast tronditës po ndjeket nga publiku britanik, ku tre vajza adoleshente pranuan fajësinë për vrasjen e një burri 75-vjeçar në Londër, ndërsa sulmin e regjistruan në video, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ndodhi më 27 shkurt pranë një stacioni autobusi në Islington, ku vajzat, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç, e sulmuan fizikisht viktimën, duke e shtyrë, shqelmuar dhe goditur me grusht. Njëra prej tyre filmoi sulmin dhe i mori viktimës syzet.
Policia zbuloi edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë vajzën më të madhe duke e goditur në kokë viktimën, e cila ra pa ndjenja dhe më pas vdiq në spital. Tre vajzat u paraqitën në gjykatë dhe do të qëndrojnë në paraburgim deri në dënimin më 5 shtator.
Familja e viktimës, që e përshkruan atë si një “baba shumë të dashur”, është shkatërruar nga humbja tragjike e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!