Tre persona u vranë dhe një tjetër u plagos gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë ukrainase në rajonin rus të Belgorodit, njoftoi sot guvernatori rajonal.
Më parë, agjencia e lajmeve RIA raportoi, duke cituar të dhëna nga Ministria ruse e Mbrojtjes, se forcat ruse të mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar 53 dronë ukrainas gjatë natës.
Një ditë më parë, u raportua se një tjetër sulm i ushtrisë ukrainase kishte shkatërruar një rafineri naftë në Rusi.
Muajt e fundit, rafineritë ruse kanë qenë në shënjestrën e ushtrisë ukrainase, pasi shitja e naftës dhe gazit është një nga burimet kryesore të të ardhurave për Moskën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!