Tre të vdekur pas një shpërthimi në fabrikën e trajtimit të mbeturinave në Itali

news image

Tre persona humbën jetën pas një shpërthimi në kompaninë “Ecopartenope” në Marcianise, në provincën e Casertës në Itali.

Sipas informacioneve fillestare, të raportuara nga zjarrfikësit për mediat italiane, shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në objektet e kompanisë së trajtimit të mbeturinave, shkruan A2 CNN.

Mediat italiane bëjnë të ditur se një person i katërt raportohet i zhdukur, ndërsa disa ekipe zjarrfikëse janë dërguar në vendngjarje.

Tre viktimat ishin punëtorë të angazhuar në punimet e mirëmbajtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/