Tre të vdekur nga një shpërthim në Napoli

Tre të vdekur nga një shpërthim në Napoli

Tre punëtorë u vranë dhe një është i zhdukur pas një shpërthimi në një impiant për menaxhimin e mbeturinave pranë Casertës, në veri të Napolit.

Shpërthimi ndodhi në impiantin Ecopartenope në Marcianise, në provincën e Casertës, shkruajnë mediat e huaja.


Sipas informacioneve fillestare nga zjarrfikësit, shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në objektet e kompanisë së menaxhimit të mbeturinave.

Një person i katërt thuhet se është i zhdukur.

Disa ekipe zjarrfikëse janë në vendngjarje.

Tre viktimat, përfshirë pronarin, besohet se kanë vdekur nga vala e goditjes e shkaktuar nga shpërthimi i një rezervuari vaji të përdorur.

Ndërsa dy punëtorë të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Ndryshe, të tre të ndjerit po punonin në një depo të kompanisë dhe u hodhën disa metra në ajër nga shpërthimi. /Telegrafi/