Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, sot rreth orës 17:10.
Për KlanKosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /KlanKosova.tv
The post Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj appeared first on Klan Kosova.