Gjatë ditës së premte në Deçan u aksidentuan dy vetura. Si pasojë e përplasjes së makinave, tre persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘ Luan Haradinaj’ në Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Rugovës.
The post Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Deçan appeared first on Klan Kosova.