Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi në rrugën Drenas-Skenderaj.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas -Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.
Tutje, ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>