E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeTre të lënduar dhe tre të arrestuar nga përleshja mes fansave të...

Tre të lënduar dhe tre të arrestuar nga përleshja mes fansave të Dritës dhe Kopenhagës

Në qendër të Prishtinës sot ka ndodhur një rrahje midis fansave të Dritës dhe atyre të Kopenhagës.

Policia ka thënë për Klanin se si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar tre persona dhe tre të tjerë janë arrestuar.

“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënsi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontrollë, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policer”.

The post Tre të lënduar dhe tre të arrestuar nga përleshja mes fansave të Dritës dhe Kopenhagës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT