Tre shqiptarë që luajnë për kombëtare të ndryshme, sonte gati për Champions

Tre shqiptarë që luajnë për kombëtare të ndryshme, sonte gati për Champions

I pari shqiptar që zbret sonte në fushë në Ligën e Kampionëve, është kapiteni i Shqipërisë.

Berat Gjimshiti me Atalantan kërkojnë 3 pikë ndaj austriakëve të Sturm Grazit, duke synuar që fazën e parë në këtë kompeticion, ta mbyllin në Top-8 skuadrat më të mira, njofton Klankosova.tv.

Ky duel fillon në orën 18:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me komentim të Lirim Lucit.

Ekipi i djaloshit nga Bujanovci aktualisht ka 11 pikë dhe renditet 13-ti, me vetëm një pikë më pak se vendi i tetë, që për momentin i takon francezëve të Lille.

Këta të fundit sonte kanë një udhëtim shumë të vështirë, pasi në stadiumin e zjarrtë “Anfield” i pret Liverpooli i vendit të parë që deri tani në këtë garë, as nuk ka humbur e as s’ka barazuar.

E kur kësaj i shtohet fakti se ylli i tyre nga Kosova, Edon Zhegrova, vazhdon të vuaj nga lëndimi, gjasat për triumf në këtë transfertë mbeten të vogla.

Edhe ky super-ballafaqim tek shikuesit shfaqet përmes kanalit Sport 1 nga ora 21:00, derisa në komentim do të jetë Arlind Sadiku.

Shqiptari i tretë që është protagonist në mbrëmjen e sotme në UEFA Champions League, është Granit Xhaka.

Leverkuseni i tij udhëton në kryeqendrën e Spanjës, për t’u ballafaquar me Atletico Madridin, raporton Klankosova.tv.

Çdo pikë e nxjerrë në këtë takim, për “Aspirinat” do të thoshte shumë pasi do të ishin shumë afër sigurimit të njërës nga tetë pozitat e para, të cilat kualifikohen direkt në çerekfinale.

Edhe ‘madrilenët’ që me 12 pikë, një më pak se Xhaka me shokë, synim e kanë Top-8.

Kjo ndeshje vjen në ekranet tuaja përmes kanalit Sport 2, me fillim në orën 21:00!

Ndeshjet e UEFA Champions League, transmetohen ekskluzivisht në Art Motion!

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>