Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar tre persona, të cilët dyshohen për përfshirje në veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Sipas njoftimit për media, kontrollet janë kryer sot në katër lokacione – tre në Klinë dhe një në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
“Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rast penal. Njëri nga të dyshuarit, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar si prova materiale:
Një armë e gjatë snajper,
Dy karikatorë me 40 fishekë të armës,
Një pistoletë me një karikator dhe 8 fishekë,
Një pistoletë me dy karikatorë dhe 4 fishekë,
Një pistoletë me një karikator dhe 14 fishekë,
Një pistoletë me një karikator dhe 52 fishekë,
Një pushkë ajrore me 5 fishekë,
14 fishekë të pistoletës me gas,
Një pushkë gjuetie,
Një automatik AK-47 me dy karikatorë,
Tre telefona mobile,
Një thikë,
Një shpatë e arteve marciale,
Një antiplumb.
Policia sqaroi se disa nga armët dhe pajisjet e sekuestruara posedojnë leje dhe janë konfiskuar për verifikim dhe procedura të mëtejshme ligjore.
Armatim sot është kapur edhe në Deçan, si dhe janë ndaluar tre persona./Klankosova.tv
Sasi e madhe e armatimit kapet në Gramaçel të Deçanit, tre të arrestuar
The post Tre persona shoqërohen në polici për armëmbajtje pa leje – kontrolle në Klinë dhe Prishtinë appeared first on Klan Kosova.