Tre kosovarë arrestohen e dëbohen nga Zvicra, qëndronin dhe punonin ilegalisht

Tre kosovarë arrestohen e dëbohen nga Zvicra, qëndronin dhe punonin ilegalisht

Policia e Zugut ka arrestuar tre kosovarë të moshës 24, 29 dhe 34 vjeç gjatë një kontrolli në një kantier ndërtimi në Baar.

Të tre po punonin si skelëpunues pa leje pune dhe qëndronin ilegalisht në Zvicër, shkruan polizeiticker.ch, transmeton Klankosova.tv.

Njëri prej tyre tentoi të ikte, por u kap pas pak minutash në një arë misri.

Pas procedurës së shpejtë gjyqësore, kosovarët u dënuan me gjoba prej qindra frangash dhe u dëbuan menjëherë nga Zvicra.

24-vjeçarit iu shqiptua ndalesë hyrjeje dyvjeçare për Zvicrën, ndërsa 29- dhe 34-vjeçarit ndalim dyvjeçar për tërë zonën Schengen.

 

 

 

The post Tre kosovarë arrestohen e dëbohen nga Zvicra, qëndronin dhe punonin ilegalisht appeared first on Klan Kosova.