Tre kartonë të kuq, dalin pamjet e përleshjes mes lojtarëve të Evertonit dhe Liverpoolit (VIDEO)

Tre kartonë të kuq, dalin pamjet e përleshjes mes lojtarëve të Evertonit dhe Liverpoolit (VIDEO)

Përfundim dramatik, pati ndeshja në mes të Evertonit dhe Liverpoolit.

Loja u mbyll baraz me rezultat 2:2.

Derisa “The Reds”, po shkonin drejt fitores dhe tri pikëve të reja, mbrojtësi James Tarowski, ia shuajti ëndrrat, skuadrës së Arne Slot, duke barazuar shifrat në minutin e 98-të.

Kështu, Liverpooli vazhdon të mbajë kreun e tabelës me 7 pikë larg vendit të dytë, Arsenalit.

Por, kur u mendua se gjithçka mori fund, pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, në “Goodison Park”, u nxehën gjakrat në fushë.

Ishte Abdoulaye Doucoure i Evertonit, ai që duket se shkoi për të festuar te tribuna e “Reds”, duke nxitur kështu reagimin e ashpër të Curtis Jones, të Liverpoolit.

Aty u krijua një rrëmujë e madhe me Johnesin në mes të saj, teksa lojtarët e ekipeve kundërshtare po shtyheshin me njëri-tjetrin.

Kështu, gjyqtari i ndeshjes vendosi të i ndëshkojë me karton të kuq të dy ata, Doucouren dhe Johnesin, por edhe trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot.

Jones mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të rolit të tij në incident, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës.

Edhe Doucoure u ndëshkua njëjtë, me kartonin e dytë të verdhë.

Me kartonin e kuq të pranuar edhe trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

//platform.twitter.com/widgets.js