Tre burra sulmojnë gjashtë të tjerë në Prizren, arrestohen

Arrestohet edhe një oficer korrektues nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, shkak arratisja e Radimiroviqit

Tre burra janë arrestuar në fshatin Landovicë të Prizrenit, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje kishin sulmuar gjashtë persona.

Si pasojë e lëndimeve, gjashtë viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se janë kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator i pistoletës.

Ndryshe, ,e aktvendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje, sulmojnë fizikisht gjashtë meshkuj kosovarë duke u shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve, gjashtë viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator i pistoletës. Me aktvendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit ndalohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

The post Tre burra sulmojnë gjashtë të tjerë në Prizren, arrestohen appeared first on Klan Kosova.