Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një aksion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore.
Sipas policisë në rrugën e fshatrave Kashtanjevë – Burrnik, kanë ndaluar traktor me rimorkio të drejtuar nga personi F.V, i cili po transportonte drunj pa dokumentacionin, transmeton Klankosova.tv.
“Në koordinim me autoritetet e Agjencionit të Pyjeve, traktori me rimorkio dhe drurët e prerë janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë ligjor nga organet kompetente”, thuhet në një njoftim të policisë.
The post Transportonte ilegalisht drunj, kapet një person në Shtërpcë appeared first on Klan Kosova.