Transformimi i Shkodrës, kryeministri Rama: Muzeu i Lundrimit do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne

Transformimi i Shkodrës, kryeministri Rama: Muzeu i Lundrimit do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video nga kantieri i ndërtimit të Muzeut të Lundrimit në Shkodër, që sipas tij, do të kthejë hyrjen e qytetit në një hapësirë moderne dhe funksionale.

Rama tha se ky muze, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do të transformojnë këtë zonë të rëndësishme të qytetit.


“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Muzeut të Lundrimit në Shkodër, një investim që, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne e të zhvilluar, siç i ka hije Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Rama. /Telegrafi/