E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_img
HomeSportTrajneri serb: Shqipëria është përmirësuar, duelet do të jenë interesante për arsye...

Trajneri serb: Shqipëria është përmirësuar, duelet do të jenë interesante për arsye të tjera

Sot është hedhur shoti për Kupën e Botës 2026, ku Shqipëria është në grup me Serbinë, Anglinë, Letoninë dhe Andorrën.

Për shortin ka folur edhe trajneri serb, Dragan Stojkoviq, i cili tha se grupi është shumë sfidues dhe se “shqiptarët kanë treguar përmirësim në lojën e tyre së fundmi dhe sigurisht që do të jenë një kundërshtar i vështirë”.

“Mendoj se është e vetëkuptueshme. Seriozitet dhe profesionalizëm maksimal. Në planin fizik, taktik dhe psikologjik përgatitja duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, por jo vetëm në ndeshjen me Anglinë, por edhe në duelet me Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën. Një grup shumë sfidues”.

“Shqipëria ka treguar përmirësim në lojën e tyre së fundmi dhe sigurisht që do të jenë një kundërshtar i vështirë. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë në stadiumin e bukur ku u luajt edhe finalja e Ligës së Konferencës. Jam i vetëdijshëm se për publikun ato dy duele do të jenë interesante për disa arsye të tjera”, tha Stojkoviq, transmeton Klankosova.tv.

Për grupin ka folur edhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, i cili tha se “Serbia është një kundërshtar me problemet e veta, nuk kemi eksperienca të mira nga përballja në Beograd”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT