E diel, 8 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeTrajneri serb: Atmosferë fantastike në Tiranë, do të doja ta kishim edhe...

Trajneri serb: Atmosferë fantastike në Tiranë, do të doja ta kishim edhe në Beograd

Ndryshe nga mediat serbe që e përshkruan ndeshjen në Tiranë si një përvojë “terrori”, trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka vlerësuar lart atmosferën në stadium dhe angazhimin e skuadrës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një trajner tjetër! Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, deklaroi ai pas ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Stojkoviç pranoi se ndeshja ishte tepër e vështirë, por theksoi se Serbia kishte kontrollin e lojës: “Finalizimi duhet të përmirësohet. Kishim mundësi, një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Ata panë se nuk mund të na përballonin.”

Duke komentuar për ndeshjen e radhës, ai theksoi se pikët nga Tirana duhet të konkretizohen me një fitore ndaj Andorrës në Leskovac. Ai e quajti rezultatin e ndeshjes Andorra–Angli (0-1) “të habitshëm”, por theksoi se “ka ende një ndryshim të madh në nivel”.

Për penalltinë e shkaktuar ndaj Shqipërisë, Stojkoviç e përshkroi si “sikur dikush më goditi me vare”, por vlerësoi mbrojtjen e portierit Gjorgje: “Besimi që ka është magjepsës. Ai e meritonte të ishte atje dhe e meritonte ta ndalte”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT