Trajneri i shkarkuar dje në garë për të zëvendësuar Amorimin te Manchester United

news image

Mediat britanike kanë rikthyer në qendër të vëmendjes trajnerin anglez Graham Potter.

Raportohet se tekniku anglez është në listën e ngushtë të Manchester United për të zëvendësuar Ruben Amorim, nëse situata me portugezin nuk përmirësohet.

Pas humbjes 3-1 kundër Brentford këtë fundjavë, presioni mbi Amorim është rritur ndjeshëm, pasi rezultatet e fundit kanë shqetësuar tifozët dhe bordin drejtues.

Graham Potter, i cili u shkarkua nga poztia e trajnerit të West Ham, hiq më pak se një ditë më parë, shihet si një alternativë potenciale për të rimodeluar projektin e “Djajve të Kuq”.

Ndërkohë, burime pranë klubit kanë deklaruar se nuk ka ende bisedime konkrete, por situata mbetet në vëzhgim të vazhdueshëm, sidomos nëse rezultatet nuk përmirësohen në ndeshjet e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/