E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportTrajneri i Rayo-s, Perez, e pranon se Realit iu mohua penalltia

Trajneri i Rayo-s, Perez, e pranon se Realit iu mohua penalltia

Real Madridit iu mohua një penallti, të shtunën mbrëma, në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.

Dhe këtë, pos trajnerit të mbretërve, Carlo Ancelotti, e tha homologu i tij Inigo Perez.

“Nuk dua të gënjej dhe mendoj se Mumin ishte ai që goditi Viniciusin”, tha bosi i Rayos.

Rrëzimi i brazilianit në minutën e 75 të ndeshjes ishte penallti, për Ancellotin.

“Për mua gjithcka ishte e qartë”, tha ai.

Reali e quajti pënalltinë e paakorduar si momentin më kontravers të ndeshjes.

“Vini Jr u rrëzua, qartaz, nga Mumin, në zonë, por Martinez Munuera nuk dha penallti. As referët e VAR-it nuk bënë ndonjë ndërhyrje”, thuhet në raportin e Realit që lansoi në uebfaqen e vetë.

Mbretërit barazuan 3 me 3 si mysafirë të Rayos, që fillimisht udhëhoqi 2 me 0.

Reali arriti të barazojë dhe të kalojë në epërsi, por vendasit barazuan.

Ndeshja remi ia pamundësoi kryeqytetasve spanjollë të marrin lidershipin në La Liga.

Me fitoren eventuale, Reali do të ishte në krye të tabelës, me 39 pikë dhe një ndeshje më pak se Barcelona, që është e para, më 38 poena.

Kaq, por një takim më pak të zhvilluar e ka edhe Atletico Madrid.

Real për momentin mban pozitën e tretë, me 37 pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT