Trajneri i Prishtinës: S’e kemi lehtë kundër Vëllaznimit, por objektiv yni është ta fitojmë Kupën

Trajneri i Prishtinës: S'e kemi lehtë kundër Vëllaznimit, por objektiv yni është ta fitojmë Kupën

Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Klubi nga kryeqyteti do të përballet me Vëllaznimin e Gjakovës.

E trajneri i Prishtinës Jean-Michel Cavalli, tha se në këtë fazë të kupës, nuk ka short të lehtë.

“Në këtë fazë të garës nuk ka short të lehtë. Këtë e tregon edhe fakti se Vëllaznimi ishte surpriza e raundit të fundit pasi eliminoi Gjilanin dhe atë gjatë kohës së rregullt”, u shpreh ai pas hedhjes së shortit, teksa shtoi se ballafaqimi me gjakovarët nuk do të jetë i lehtë.

Megjithatë, ai tha se Prishtina objektiv ka ta fitojë Kupën e Kosovës.

“Kemi një ekip të fortë dhe do të bëjmë gjithçka për të qenë të përpiktë në këtë takim, dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë”, theksoi trajneri i Prishtinës Jean-Michel Cavalli.

Shorti i hedhur në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, ka përballur edhe Malishevën me Llapin, që është edhe kryendeshja e kësaj faze.

Në duelet tjera ku skuadrat luftojnë për ta siguruar gjysmëfinalen, takohen edhe Drenica – Ferizaj dhe Prishtina e Re – Drita.

Ndeshjet do të zhvillohen më 26 shkurt, 2025. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>