E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportTrajneri i KB Pejës thotë se i është “zhdukur” një lojtar

Trajneri i KB Pejës thotë se i është “zhdukur” një lojtar

Trajneri i KB Pejës, Sebastjan Krasovec, ka folur pas humbjes dje që e pësuan nga Bashkimi, pavarësisht se startin e patën të mirë.

Kasovec dha një deklaratë ku tha se lojtari qendër, Jonathan Calloway, “thjeshtë është zhdukur”.

“E kemi atë djalin e madh të zhdukur, Calloway. Ai nuk ka ardhur nga ekipi kombëtar”, tha Krasovec pas ndeshjes, njofton Klankosova.tv.

Më tej ai tha se humbja nga Bashkimi ndodhi edhe për shkak se nukishin të mirë në mbrojtje, lejuan shumë tentime për tri pikë, por edhe për faktin se kanë lojtarë të lënduar dhe lojtarë të rinj që s’janë përshtatur akoma.

The post Trajneri i KB Pejës thotë se i është “zhdukur” një lojtar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498