Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës.
Si pasojë e rrokullisjes me traktor, një 45 vjeçar e ka humbur jetën.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se me datën 16.09.2025, rreth orës 09:00, policia në Shtime ka pranuar një informatë për një incident të ndodhur në lagjen “Kastrati” të fshatit Carralevë, Shtime. Është raportuar për rrokullisjen e një traktori, ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës 45 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdheruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Veseli.
Ai theksoi se rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.
The post Tragjike: Vdes një 45 vjeçar pasi u rrokullis me traktor appeared first on Klan Kosova.