Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në QKUK, ku një i ri nga Gjakova, rreth 19-vjeçar, ka humbur jetën tragjikisht, mëson Klankosova.tv.
Sipas informaciomeve të para, dyshohet se rasti ka ndodhur pas një incidenti në vendin e punës, por një gjë e tillë pritet të konfirmohet.
Viktima është dërguar në Klinikën Emergjente me lëndime të rënda, por përkundër veprimeve të ndërmarra nga ekipi mjekësor, i riu s’ka arritur të mbijetojë.
Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku dhe më pas trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar edhe nga Policia e Kosovës.
The post Tragjike: Vdes në QKUK i riu nga Gjakova, dyshohet se u rrëzua në vendin e punës appeared first on Klan Kosova.