Monday, March 2, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjike: 25-vjeçari nga Maqedonia e Veriut humb jetën në vendin e punës...

Tragjike: 25-vjeçari nga Maqedonia e Veriut humb jetën në vendin e punës në Zvicër

Një 25-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Niederurnen, në Zvicër.

Sipas raportimeve të mediave lokale, i riu ishte duke kryer punime pastrimi në një makinë prodhuese kur dyshohet se është kapur nga pajisja industriale. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit.

Viktima u transportua me helikopter drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po zhvillohen nga autoritetet kantonale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT