E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeTragjendia në Gjakovë, arrest shtëpiak për investitorin dhe punëkryesin

Tragjendia në Gjakovë, arrest shtëpiak për investitorin dhe punëkryesin

Gjykata Themelore e Gjakovës, ua ka caktuar nga një muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurve  Xh. P. dhe A. M , për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Ditën e djeshme në Gjakovë, ndodhi një tragjedi.

Atje dy persona humbën jetën në vendin e punës.

Ata dyshohen se ranë nga kati i tretë i një objekti i cili kishte qenë në ndërtim.

“Sipas kërkesës, më 21 korrik 2025, në një vendpunishte në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse dhe moszbatimit të rregullave për siguri në punë, kanë humbur jetën dy punëtorë, H. J. dhe D. B., pasi ranë nga kati i tretë i objektit në ndërtim. Për këtë ngjarje, të dyshuar janë Xh. P., si person përgjegjës i “NTSH Sh….” Sh.P.K, dhe A. M., si person përgjegjës i “M. G.” Sh.P.K, të cilët në cilësinë e investitorit dhe punëkryesit nuk kanë siguruar pajisjet mbrojtëse dhe nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së punëtorëve”, thuhet në njoftimin e gjykatës transmeton Klankosova.tv.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 par.7 lidhur me par.3 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë procedurë Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e dy personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Të pandehurit do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 20 gusht 2025.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Vdekja e punëtorëve në Gjakovë, kërkohet 30 ditë paraburgim ndaj investitorit dhe punëkryesit

The post Tragjendia në Gjakovë, arrest shtëpiak për investitorin dhe punëkryesin appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT