Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllime për familjet e...

Tragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllime për familjet e viktimave

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Vjenë, ku disa punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, në një kantier ndërtimi në zonën e Alsergrundit.

Mes viktimave raportohet se ka edhe shtetas nga Kosova.

Për këtë rast të rëndë ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Austri, e cila përmes një njoftimi ka konfirmuar identitetin e dy prej viktimave.

Bëhet fjalë për Pajtim Bajrami rreth 36 vjeç dhe Asllan Musliun rreth 49 vjeç.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe po ndjekim nga afër çdo zhvillim lidhur me rastin. Në të njëjtën kohë, jemi të angazhuara për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët e viktimave. Do të vazhdojmë t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT