E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeTragjedia në shkollën austriake, MPJD jozyrtarisht konfirmon se në mesin e viktimave...

Tragjedia në shkollën austriake, MPJD jozyrtarisht konfirmon se në mesin e viktimave është edhe vajza kosovare

Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në qytetin Graz të Austrisë, ku një sulm i armatosur në një shkollë ka marrë jetën e 11 personave dhe ka lënë dhjetëra të plagosur. Në mesin e viktimave, dyshohet se është edhe një vajzë 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova.

Lajmi është konfirmuar jozyrtarisht edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftimi për media.

“Nga burime jozyrtare kemi mësuar se në mesin e viktimave mund të jetë edhe një e mitur me prejardhje nga Kosova, L.B. e lindur në Austri në vitin 2010. Autoritetet austriake nuk kanë publikuar ende një listë zyrtare të plotë të viktimave dhe të lënduarve, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe moshës së të përfshirëve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Sipas Ministrisë së Jashtme, të dhënat e konfirmuara nga Policia Austriake deri tani tregojnë se shumica e viktimave janë shtetas austriakë, me përjashtim të një personi me origjinë nga Polonia. Deri më tani nuk figurojnë shtetas nga Kosova në listën e të plagosurve.

“Sipas informacioneve zyrtare të pranuara nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) në Vjenë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë humbur jetën 10 persona, gjashtë femra dhe katër meshkuj, përfshirë edhe autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të shkollës.”

MPJD përmes Ambasadës së Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake lidhur me hetimet për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT