Tragjedia në Llapushnik: Burrë e grua humbën jetën, djali i tyre në gjendje të rëndë

Tragjedia në Llapushnik: Burrë e grua humbën jetën, djali i tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llapushnik, më saktë në rrugën Prishtinë–Pejë, ku Shemsi dhe Ajshe Gashi, humbën jetën.

Djali i tyre Fatlumi,  mbeti i lënduar rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

Çifti mësohet se ishin nga Drenasi, ku dhe kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci,  i ka shprehur ngushëllime familjes Gashi, transmeton Klankosova.tv.

“Kryetari Lladrovci i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, duke u dëshiruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe.

Po ashtu, të lënduarit Fatlum Gashit i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë. Ngushëllime të sinqerta”, thuhet në telegramin në Facebook.

 

 

 

 

The post Tragjedia në Llapushnik: Burrë e grua humbën jetën, djali i tyre në gjendje të rëndë appeared first on Klan Kosova.