Dy persona vdiqën sot në vendin e tyre të punës.
Ngjarja tragjike ndodhi në Gjakovë, teksa po punonin në një objekt i cili ishte duke u ndërtuar.
Ata ranë nga kati i tretë i këtij objekti.
Njëri prej viktimave është Hazir Jakupi, i cili kishte qenë edhe ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë e bëri të ditur Sokol Bashota, ish-epror i UÇK-së transmeton Klankosova.tv.
“Hazir Jakupi, pas rënies heroike të vëllait të tij Fitim Jakupi, nuk qëndroi mënjanë, rrëmbeu armën e tij dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndjekur idealin dhe gjakun e vëllait për liri”, tha Bashota.
The post Tragjedia në Gjakovë: Njëri nga viktimat ishte ushtar i UÇK-së appeared first on Klan Kosova.