Sot në Kosova Today do të trajtohen disa tema, me të ftuar të ndryshëm.
Tragjedia në familjen shqiptare në Kanada, ku u mbytën nënë e bir në pushim, do të diskutohet në bllokun e parë me Nertilën dhe Linda Panon.
Më pas, fati i zi i Fluturimit 171, dy herë aksident tragjik, ku janë të ftuar Altin Goxhaj dhe Pranvera Xhafa.
Edhe marrëveshja historike me SHBA-në në fushën e mbrojtjes, do të jetë një ndër çështjet, përt të cilën do të flasin Bedri Elezi, Nuredin Ibishi, Avni Islami dhe Esad Çollaku
Nderimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj ish presidentit historik Ibrahim Rugova, dje në Ditën e Çlirimit, diskutohet në bllokun e radhës bashkë me Afërdita Maliqin, Bardh Nengurran, Ardian Gaxherin dhe Zejnullah Jakupi
Ndërsa për temën tjetër “Burri sundon botën, gruaja sundon burrin”, flasin Selman Krasniqi, Linda Kalemi, Agnesa Demaj, Dibran Gashi dhe Entela Hidri.
Të gjitha këto, pas pak në Kosova Today në Klan Kosova.
The post Tragjedia në familjen Morina në Kanadë dhe ngjarjet kryesore të fundit – këto janë temat që diskutohen sot në Kosova Today appeared first on Klan Kosova.