Një ngjarje e rëndë e rëndë ka tronditur Austrinë pasditen e së dielës së Pashkëve, ku një grua 39-vjeçare është gjetur e pajetë në kopshtin e shtëpisë së saj. Viktima dyshohet të ketë pësuar plagë si nga thika, ashtu edhe nga arma e zjarrit.
Siç raportoi edhe Klan Kosova, bazuar në raportimet e mediave austriake, viktima është Zoja Oroshi, me origjinë nga Gjakova dhe me banim në Baden të Austrisë.
Lidhur me rastin, si i dyshuar kryesor është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, 47-vjeç, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.
Çifti raportohet se kishte katër fëmijë së bashku dhe se më herët kishin pasur konflikte familjare. Megjithatë, motivi i saktë i krimit ende nuk është konfirmuar nga autoritetet, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Një banore e zonës, e cila ka qenë dëshmitare e zhvillimeve pas ngjarjes, ka rrëfyer për mediat momentet e para.
“Ishte një mbrëmje e zakonshme për mua dhe pashë nga distanca një numër të madh policësh. Më pas u mblodhën shumë fqinjë dhe kuptuam se një grua, nënë e fëmijëve, ishte vrarë pak metra më tej.”
E pyetur nëse e njihte çiftin, ajo shtoi: “Po, i kam njohur. Fëmijët e tyre luanin shpesh futboll dhe ata dukeshin njerëz shumë të mirë. Pastaj dëgjuam për ngjarjen dhe mbetëm të shokuar.”
Banorja theksoi se ngjarja ka prekur rëndë komunitetin.
“Jam e tronditur, nuk kam fjetur gjithë natën duke menduar se çfarë po kalojnë fëmijët tani. Kjo ngjarje prek secilin në fshat.”/Klankosova.tv
Krimi në Austri: Kjo është gruaja nga Kosova që dyshohet se e vrau ish-burri


