Një fëmijë rreth katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ferizaj.
Sipas zyrtarit policor për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, derisa ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
The post Tragjedia familjare: Vdes 3-vjeçari, e shkeli daja me makinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.