Tragjedia e maturantëve të Malishevës, sot bëhen 21 vjet

Tragjedia e maturantëve të Malishevës, sot bëhen 21 vjet

Sot bëhen 21 vjet vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva humbën jetën gjatë një ekskursioni që po bënin në Shqipëri.

Autobusi që po bartte 15 maturantët  që humbën jetën dhe 34 shokë të tyre që u lënduan rëndë, u rrokullis dhe ra në humnerë. Aksidenti u shënua rreth orës 14:00 të datës 14 tetor 2004 në Fushë Arrëz të Pukës.

Të nesërmen, më 15 tetor, pas identifikimit të trupave të nxënësve të vdekur, shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK i dërgoi në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës.

Varrimi i tyre u bë më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve”, të lagjes së Gurit, transmeton Klankosova.tv.

Në njëvjetorin e ngjarjes tragjike, Qeveria shqiptare pati ngritur një obelisk përkujtimor tek vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dyvjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës, në qytezën e Malishevës.

 

The post Tragjedia e maturantëve të Malishevës, sot bëhen 21 vjet appeared first on Klan Kosova.