Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër dhe më gjerë. Më 11 tetor 2025, ka ndërruar jetë tragjikisht i riu Astrit Dautaj, në moshën vetëm 17-vjeçare.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familja Dautaj, të cilët me pikëllim të thellë kanë njoftuar për ndarjen nga jeta të djalit të tyre të dashur. Ngjarja ka lënë të tronditur jo vetëm familjarët dhe të afërmit, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur Astritin si një të ri të qetë, të dashur dhe plot jetë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 14 tetor 2025, në varrezat e qytetit të Pejës, duke filluar nga ora 16:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!