Thursday, March 19, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedi në Itali: Makina përplas për vdekje 32-vjeçaren shqiptare pasi çoi vajzën...

Tragjedi në Itali: Makina përplas për vdekje 32-vjeçaren shqiptare pasi çoi vajzën në shkollë

Një 32-vjeçare shqiptare, Xhulijana Guna, ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasi u godit nga një veturë teksa po ecte në rrugë, pak pasi kishte çuar vajzën e saj në shkollë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:00 në rrugën shtetërore 18, pranë Santa Cecilia në Eboli. Sipas raportimeve, një grua 37-vjeçare italiane që drejtonte një Fiat 500 dyshohet se humbi kontrollin e automjetit dhe e përplasi nga pas viktimën.

Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por vetëm konstatuan vdekjen e saj. Shoferja është shoqëruar në komisariat, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT