E enjte, 24 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeTragjedi në futbollin italian - vdes fizioterapisti i klubit të dy yjeve...

Tragjedi në futbollin italian – vdes fizioterapisti i klubit të dy yjeve të Kombëtares shqiptare, shtyhet sfida e radhësSinjali

Një lajm i trishtë ka goditur klubin e Lecces dhe gjithë botën e futbollit italian. Fizioterapist i njohur, Graziano Fiorita, njëkohësisht figurë historike e klubit Giallorossi, ka ndërruar jetë papritur në gjumë në moshën 38-vjeçare.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën e Brescias, ku skuadra po qëndronte përpara ndeshjes kundër Atalantës, të planifikuar për mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Gewiss”.

Fiorita ka qenë pjesë e Lecces për më shumë se dy dekada, duke u bërë një figurë e dashur dhe e pandarë nga klubi.

Ai kishte nisur rrugëtimin e tij profesional që në moshë të vogël, duke ndjekur hapat e babait të tij, Fernando, i cili kishte shërbyer gjithashtu si masazhator i ekipit për dhjetë sezone.

Klubi i Lecces, ku bëjnë pjesë dhe dy futbollistët e Kombëtares, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, ka reaguar me një deklaratë prekëse ku shpreh dhimbjen dhe tronditjen e thellë për ndarjen nga jeta të Fioritës, duke njoftuar gjithashtu se ndeshja kundër Atalantës është shtyrë.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT