E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/tragjedi-ne-ferizaj-vdes-3-vjecari-pasi-u-godit-nga-vetura-ne-oborrin-e-shtepise1111/Tragjedi në Ferizaj, vdes 3-vjeçari pasi u godit nga vetura në oborrin...

https://klankosova.tv/tragjedi-ne-ferizaj-vdes-3-vjecari-pasi-u-godit-nga-vetura-ne-oborrin-e-shtepise1111/Tragjedi në Ferizaj, vdes 3-vjeçari pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë – Klan Kosova

Një fëmijë rreth katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ferizaj.

Sipas zyrtarit policor për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, derisa ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën, transmeton Klankosova.tv.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, thuhet në përgjigjen e Veselit për Klankosova.tv.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

The post Tragjedi në Ferizaj, vdes 3-vjeçari pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT