E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeTragjedi në Elbasan, 6-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Shkumbin

Tragjedi në Elbasan, 6-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Shkumbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë vetëm 6 vjeç është gjetur i pajetë pranë lumit Shkumbin.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Elbasanit, rreth orës 19:50, shtetasja D. A. ka raportuar për zhdukjen e nipit të saj, i cili nuk ishte kontaktuar për më shumë se tre orë.

Forcat e policisë nisën menjëherë kërkimet intensive në zonën përreth.

Rreth orës 21:30, trupi i pajetë i fëmijës u gjet buzë lumit në lagjen “Çezme”. Nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa hetimet e para tregojnë se i mituri dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.

Policia njofton se materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Elbasanit, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT