Trafiku zhbllokohet brenda pak muajsh, ja cilat janë zgjidhjet e Uran Ismailit për kryeqytetin (VIDEO)

Trafiku zhbllokohet brenda pak muajsh, ja cilat janë zgjidhjet e Uran Ismailit për kryeqytetin (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka sjellë rikthimin e gazetës së shtypur në kryeqytet, shumë vite pas ndërprerjes së botimeve të tilla.

Në këtë gazetë, janë përfshirë vizionet dhe propozimet konkrete të Ismailit për zgjidhjen e disa prej problemeve më të mëdha që po përballon kryeqyteti, përfshirë kaosin në trafik.

Në një intervistë në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Besianë Musmurati, ka treguar se si brenda 18 muajve të parë të qeverisjes synojnë ta zhbllokojnë trafikun dhe ta transformojnë Prishtinën.

Pesë zgjidhjet për Prishtinën përfshijnë: Hapja e Sheshit “Xhorxh Bush” me plan të plotë mobiliteti për këmbësorë dhe vetura. Zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajve me 100 autobusë të rinj, 60 semaforë shtesë dhe 5 parkingje “Park & Ride”.

Rrugë të sigurta 24/7 me 1,000 rrugë të ndriçuara, trajtim human të 5,000 qenve endacakë; 450 km trotuare të reja dhe 200 oficerë sigurie. Lagje të pastra 24/7 me 60 kamionë të rinj, 2,100 kontejnerë shtesë dhe depo speciale për mbeturina.

Kalimi nga betoni te komuniteti me zero leje të reja ndërtimi në 6 muajt e parë, 100,000 drunj të mbjellur, park brenda 300 metrave nga çdo shtëpi dhe 400 ashensorë të rinj në ndërtesa./Klankosova.tv.

The post Trafiku zhbllokohet brenda pak muajsh, ja cilat janë zgjidhjet e Uran Ismailit për kryeqytetin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.