Akuzat për keqpërdorim të emrit të institucionit, po i kushtojnë me masa rreshterit të FSK-së.
Arian Zeneli, pjesëtar i FSK-së me gradën rreshter, i cili shërben në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, u akuzua nga Gjon Gashi, babai i 3-vjeçarit Diego, i diagnostikuar me sëmundjen Encefalit Autoimun, për trafikim me qenie njerëzore dhe mashtrim.
Kiks Kosova raportoi se Gashi po e akuzon rreshterin e FSK-së se ia mori 5 mijë euro për ndërmjetësim në spitalin e Lionit në Francë, por 1 km pa arritur te spitali, e zbriti fëmijën nga autoambulanca, duke ia hequr sondën nga hunda dhe duke ia hedhur barnat në mbeturina.
Në këtë spital, 3-vjeçari u pranua vetëm për shkaqe humanitare për shkak të moshës së njomë dhe gjendjes së rëndë shëndetësore, pasi Arian Zeneli nuk u bë i gjallë në spitali, ani pse, Gjoni pohon se ai ia premtoi ndërmjetësimin në këmbim të të hollave, transmeton Klankosova.tv.
Për të gjitha pretendimet e tij, babai i 3-vjeçarit e denoncoi rreshterin e FSK-së në stacionin e Policisë në Lipjan, rast për të cilin ky i fundit u intervistua të martën e 22 korrikut.
Lidhur me këto akuza dhe dyshime, Zeneli është intervistuar edhe nga Policia Ushtarake.
Nga Forca e Sigurisë së Kosovës ia konfirmuan emisionit Kiks Kosova se kanë nisur marrjen e masave ndaj rreshterit.
Përveç akuzave për trafikim dhe mashtrim, Gjon Gashi e akuzon Arian Zenelin se e bindi që të nisej për në Francë, duke e përdorur autoritetin e tij si rreshter i FSK-së. /Klankosova.tv
The post “Trafikimi” i 3-vjeçarit Diego Gashi: FSK merr masa ndaj rreshterit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.