E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportTottenham "rrëshket" në fund, ndalet në barazim nga Wolves

Tottenham “rrëshket” në fund, ndalet në barazim nga Wolves

Ndonëse e përmbysën avantazhin e krijuar herët nga Hee-Chan Hwang, Tottenham nuk arriti të fitojë.

Golat e Rodrigo Bentancur dhe Brennan Johnson, nuk mjaftuan, pasi mysafirët krejt gati në fund, e neutralizuan ndeshjen, njofton Klankosova.tv.

Në minutën e 87-të, Jorgen Strand Larsen, nxori një pikë për Wolverhampton Wanderers.

Ndërkohë përderisa rezultati ishte 1-1, sulmuesi i Tottenhamit, Min Son, humbi penalltinë.

Pas këtij hapi ‘fallso’, londinezët gjenden në vendin e 11-të me 24 pikë, kurse Wolves në të 17-tin, me 16 pikë.

Premier Liga angleze udhëhiqet nga Liverpool, i cili me 14 fitore, 3 barazime e vetëm një humbje, ka 45 pikë të grumbulluara, raporton Klankosova.tv.

Ndjekësi i parë i “The Reds”, befasisht është skuadra e Nottingham Forest, e cila me 37 pikë, ka lënë prapa Arsenalin dhe Chelsean, të cilët e plotësojnë zonën Top-4.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT