Totaj: Trajnerët e mirë thonë se ekipi që luan mirë, nuk duhet të ndryshohet shpesh (VIDEO)

Totaj: Trajnerët e mirë thonë se ekipi që luan mirë, nuk duhet të ndryshohet shpesh (VIDEO)

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për një mandat tjetër, Shaqir Totaj, ka thënë se do të ketë lëvizje të stafit nëse do të jenë në krye të Prizrenit edhe për katër vite të tjera.

Ai citoi një proverb të trajnerëve të futbollit, duke thënë se “trajnerët e mirë thonë se ekipi që luan mirë, nuk duhet të ndryshohen lojtarët shpesh”.

Ndryshe, ai ka bërë të ditur se nëse dalin të parët do të kenë vazhdimësi të qeverisjes së mirë.

Derisa përmendi edhe projektin për teleferikun, siç tha ai, tashmë janë në fazën e fundit të marrjes së lejes.

Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje:

The post Totaj: Trajnerët e mirë thonë se ekipi që luan mirë, nuk duhet të ndryshohet shpesh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.